KED sfidon Metën: Bën fakt të kryer listën e kandidatëve për Kushtetuese

23:30 | 9 Nëntor 2019
Arbresh.info

Arta Vorpsi është anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese.

Data 8 nëntor ishte dita e fundit e afatit 30 ditor që kishte Presidenti për të zgjedhur mes 3 emrave të kualifikuar nga KED.

Me përfundimin e afatit, qeveria ka aktivizuar mekanizmin zhbllokues te parashikuar në Kushtetute, që emri i renditur i pari, të kalojë automatikisht. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ku Arta Vorpsi renditet e para ne listen perfundimtare te kandidateve per gjyqtar ne gjykaten Kushtetuese, per vendin vakant te shpallur nga Presidenti i republikes. Vendimi i Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi, i dates 21 shtator 2019, eshte botuar ne fletoren zyrtare te shtunen, duke marre keshtu fuqi te plote juridike.

Botimi i ketij vendimi te KED ne fletoren zyrtare vjen pak dite pasi presidenti i republikes, refuzoi të zgjidhte një nga tre emrat, dhe i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të pezullojë procesin.

Presidenti Meta kërkoi që ai të zgjedhë emrin e tij të dytë, pasi Kuvendi të ketë votuar gjyqtarin e vet. Kete rradhe sipas kreut te shtetit e percakton edhe Kushtetuta.

Si presidenti i republikes, ashtu edhe Kuvendi, në vakancat e tyre kanë të njëjtët emra të kualifikuar: Arta Vorpsin, Elsa Toskën dhe Fjona Papajorgjin.

Tashme Kuvendit i kanë mbetur vetëm dy emra, dhe të hënën do të votoje dy emrat e tij: znj. Toska dhe znj. Papajorgji.

Kështu të hënën, vec Vitore Tushës që i mbijetoi vettingut dhe Besnik Mucit qe dekretoi Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet me 5 anëtarë. Kaq nuk mjafton për ta bërë funksionale, pasi vendimet merren me 6 anëtarë.

Ndersa të martën, Besnik Muçi do të marrë përgjigjen finale nga Kolegjj i Apelimit, nëse do t’i mbijetojë ose jo vettingut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme