Shqipëria ka pak përgatitje në fushën e kontrollit financiar. Kjo deklaratë, e nënvizuar në një raport të fundit të Komisionit Europian, thekson se Shqipërisë i mungon një strategji dhe ligj për kontrollin e brendshëm financiar publik.
“Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në këtë fushë. Njëfarë përparimi është bërë gjatë periudhës raportuese me miratimin e mekanizmit ligjor për koordinimin, monitorimin dhe raportimin e reformave kryesore për qeverisjen e mirë, duke përfshirë kontrollin e brendshëm financiar publik (KBFP) dhe me miratimin e një qasjeje të auditimit të jashtëm të bazuar në risk. “- thuhet në dokument.
Megjithatë, sipas KE, Shqipëria nuk ka miratuar ende një dokument gjithëpërfshirës për KBFP-në, të fokusuar në llogaridhënien menaxheriale. Të gjitha ndryshimet e nevojshme legjislative në këtë drejtim mbeten ende për t’u miratuar. “Funksionimi i duhur dhe efektiv i kontrollit të brendshëm nuk është siguruar ende në të gjitha njësitë buxhetore dhe zbatimi në kohë i rekomandimeve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm duhet të përmirësohet Meqenëse një progres i pjesshëm është bërë me zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të vitit 2018, ato mbeten ende të vlefshme. “-thuhet më tej.
Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet në veçanti:
• të miratojë dhe fillojë me zbatimin e një dokumenti të politikave gjithëpërfshirëse të KBFP- . së me fokus të veçantë në përcaktimin dhe zbatimin e llogaridhënies menaxheriale dhe të sigurojë monitorimin dhe raportimin e koordinuar të të gjitha reformave të ndërlidhura;
• të sigurojë një ndjekje efektive të raportit vjetor të KBFP-së nëpërmjet adresimit të dobësive sistemike;
• të sigurojë zbatimin më sistematik dhe në kohë të rekomandimeve të auditimit të jashtëm.
Sa i përket Dispozitave financiare dhe buxhetore, KE thekson se Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje në këtë fushë. Është bërë njëfarë përparimi në fushat kryesore të politikave që ndikojnë në funksionimin e sistemit të fmancimit të BE-së, përmes përparimit në zbatimin e ligjit Organik të Buxhetit 2016, rregullit fiskal dhe me vijimin e reformës për menaxhimin e financave publike.
Shqipëria duhet të bëjë përparime të mëtejshme sa i përket rekomandimeve të vitit të kaluar dhe duhet për këtë qëllim të përpiqet:
• të përafrojë legjislacionin përkatës me kërkesat e Sistemit Evropian të Llogarive Kombëtare dhe Rajonale (ESA 2010);
• të përafrojë legjislacionin me dispozitat e BE-së për TVS1-1 dhe detyrimet doganore;
• të krijojë struktura të forta koordinimi, si dhe rregulla zbatuese dhe proceduara pune për të siguruar se do të jetë në gjendje të mbledhë, të kontrollojë, të menaxhojë dhe të raportojë mbi burimet e veta në përputhje me acquis-in e BE-së./monitor
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...