Sali Berisha është përballur sot me një panel gazetarësh nga Kosova.
Ndërsa Sali Berisha ka përsëritur akuzat e tij ndaj ish Presidentit Hashim Thaci se ai kishte nënshkruar Marreveshje për shkëmbim territoresh me Serbinë, gazetari Imer Mushkolaj ka replikuar me të duke e quajtur spekulant.
‘’Kosova eshte shtet ne kufijte e 2008, ju po shpifni, Hashim Thaçi nuk e shiti Kosoven. Spekulime të juaja. Nuk ju takon juve ta bëni prokurorin’’, tha Mushkola.
Berisha: Kujt i thoni ju? Ai që shet territorin e Kosovës.
Mushkolaj: As nuk e ka shkëmby e as nuk e ka shit. Ky është spekulim. Ju e shitët detin tek Greqia. Hashim Thaci nuk firmosi asgjë. Nuk duhet të spekulohet për këtë gjë’
Më pas Mushkola i kujtoi Berishës se është përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës, ku Berisha përsëriti refrenin e tij se nuk e ka pas njohur atë njeri më parë, edhe pse është marrë personalisht me përndjekjen e tij.
Pas reagimit të ashpër të gazetarit Berisha doli nga linja!/javanews/
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner