I vendosur të mos komentojë vendimin e DASH mbi Sali Berishën është treguar kreu i PD Lulzim Basha.
I pyetur nëse i beson akuzat e DASH i cili e shpalli Berishën “non grata”, Basha tha se nuk ka ndërmend të pështyjë në bashkëpunimin me ish-kryeministrin kaq vite.
“Kemi patur problemet tona… gabimet tona. S’kam ndërmend të pështyj në kaq vite bashkëpunim, ka ndryshuar domosdoshmëria e ruajtjes së raportit me partnerin strategjik SHBA. Çdo ditë e jona është e mbushur me arritje dhe probleme”, tha Basha në një intervistë në Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu.
Pavarësisht se ishte ai që e mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD pikërisht sepse ia kërkoi SHBA, Basha nuk u përgjigj nëse ka kërkuar të shohë prova për shpalljen e tij “Non Grata”.
“Asgjë që ka të bëjë me vendimin smund të jenë pjesë e komenteve të mia. Sa i takon vendimit janë pyetje që duhet tja drejtojë atyre që e kanë shpallur vendimin dhe jo kryetarit të PD. Kam marrë një vendim mbi një komunikim të vazhdueshëm me zyrtarë të qeverisë amerikane, por s’kam ndërmend të komentoj këtë vendim aq më tepër vendimet mbi atë vendim që janë marrë. Përgjegjësia e PD është të përballet me regjimin dhe jo të qëndrojë me lakun që na i lidh këmbët. Që nga shpallja non grata dhe deri te qendrimet e qeverisë amerikane, janë faktet aty, janë qëndrimet, mbi këto qëndrime kryetari i pd duhet të merrte vendimin që është marrë”.
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...