Viti 2023 do të jetë më i dobëti në aspektin të rritjes ekonomike gjatë periudhës 2021 -2025, sipas të gjitha parashikimeve të lëshuara nga institucionet e specializuara.
Së fundmi Komisioni Evropian në parashikimet e reja të pranverës pret që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 2.9 për qind këtë vit, duke rishikuar me rritje projeksionin e vjeshtës, ku ishte parashikuar zgjerim me 2.6 për qind, por eksportet do të mbetën në vendnumëro.
Ngadalësimi nga një rritje prej 4.8 për qind në 2022 po vjen si rrjedhojë e rënies së kredisë për sektorin privat nga rritja e vazhdueshme e normave të interesit, cilësohet në analizën e KE-së. Komisioni rishikoi me rritje në 3.8 për qind edhe projeksionin për 2024, nga 3.4 për qind që ishte në vjeshtë 2022.
Ekonomia shqiptare u rrit me 4.8 për qind vitin e kaluar e nxitur nga konsumi dhe investimet private. Konsumi u nxit nga rritja e punësimit, pagave dhe transfertave sociale. Investimet private, duke përfshirë flukset e larta të investimeve të huaja direkte ndikuan pozitivisht rritjen.
Zhvillimet pozitive në sektorin e turizmit nxitën eksportet e shërbimeve dhe nga ana tjetër rritja e çmimeve ndikoi në rritjen e fitimeve për eksportuesit analizoi Komisioni Evropian.
Besimi i biznesit u përmirësua vazhdimisht që nga nëntori 2022 në të gjithë sektorët, por kredia nisi rënien në fund të vitit 2022 dhe rritja e normave të interesit parashikohet të frenojë investimet këtë vit.
Edhe pse do të ketë presione në rritje, konsumi pritet të rritet me 3 për qind dhe do të mbështetet nga rritja e punësimit dhe pagave analizoi KE.
Ngadalësimi i kërkesës së brendshme parashikohet të zbusë rritjen e importeve, ndërkohë që kërkesa e jashtme pritet të ushtrojë presione frenuese mbi eksportet e mallrave. Megjithatë, eksportet e shërbimeve pritet të mbeten relativisht të pandikuara nga ngadalësimi i ecurisë ekonomike të partnerëve tregtarë, pasi Shqipëria mbetet relativisht një vend destinacion turistik i lirë dhe tërheqës.
Rritja e PBB-së parashikohet në 2.9 për qind në 2023, por eksportet neto parashikohet të rrinë në vendnumëro, vë në dukje Komisioni Europian.
Në vitin 2024, rritja parashikohet të rikthehet në ritmet 3.8 për qind.
Punësimi do të nxitet nga aktivizimi në forcën e punës i popullsisë jo aktive dhe shkalla e papunësisë do të ulet në 10.3 për qind.
KE vë në dukje se ky parashikim rrezikon të materializohet nga zhvillimet në prodhimin e energjisë. Sektori në Shqipëri varët tërësisht nga burimet hidro dhe nga reshjet. Pritshmëritë rrezikohen gjithashtu edhe nga mungesa e krahut të punës dhe emigracioni i lartë.
Inflacioni parashikohet të ulet në 4.6 për qind në 2023. Banka e Shqipërisë çoi normën bazë të interesit në 3 për qind për të përballuar presionet inflacioniste dhe është vendosur të vijojë normalizimin e qëndrimit të politikës monetare. Ndërsa çmimet e importit janë në rënie dhe presionet e çmimeve nga tregu i brendshëm po pakësohen, inflacioni parashikohet t’i afrohet objektivit prej 3 për qind në vitin 2024. /Telegrafi/
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen