Në lagjen numër 2, në Kavajë, siç shihet në pamje shtëpia është dëmtuar totalisht. Nga 4-katëshe është bërë 2-katëshe.
Ata tregojnë për momentet e ankthit që kaluan mëngjesin e 26 nëntorit.
“Momenti që ra tërmeti isha në gjumë, kur dëgjoj tërmetin u ngrita. U rrëzova dy herë derisa shkova tek dera. Kur dëgjoj një zhurmë shumë të madhe. Pasi nuk hapa dot derën u ula në divan, prita sa të mbaroj tërmeti. U çova, hapa derën kur ç’të shoh, shtëpia ishte shembur”, shprehet babai.
“Shyqyr që nuk më zuri plakun brenda. Kam gjithë jetën në ndërtim, kështu e kam bërë shtëpinë. Kam shpenzuar lekë pa fund për këtë shtëpi, duke ndjek punimet. Problemi im është se më datën 26 dilte babai në gjyq për këtë ndërtesë. Jam nga të parët që kam paguar lekët në bankë për legalizimin e shtëpisë. E kam ndërtuar me duart e mia ”, ka thënë i biri./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...