Kryebashkiaku i ri i Kavajës, Redjan Krali, pak orë pas betimit në ambientet e prefekturës, ka hyrë në ambientet e Bashkisë Kavajë pas tërheqjes së protestuesve që ishin në mbështetje të ish-kryetarit Isa Sakja.
Ka qenë ora rreth 15:40, kur mbështetësit e PD kanë filluar të shpërndahen qetësisht dhe pak minuta më pas, Redjan Krali, i shoqëruar nga anëtarët e këshillit bashkiak, por edhe dhjetëra mbështetës së tij është afruar për të hyrë në ambientet e tij të punës.
Por ish-kryetari Bashkisë, Isa Sakja para se të largohej nga godina ka urdhëruar edhe mbylljen e dyerve, duke shkaktuar vështirësi në hapjen e saj.
Redjan Krali i PS-së është zgjedhur kryebashkiak i Kavajës në zgjedhjet e 30 qershorit, ku përballë kishte kandidatin e Bindjes Demokratike, Bledar Sinella./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...