Katër parlamente në 4 shtete të ndryshme drejtohen nga shqiptarët

18:00 | 25 Shkurt 2019
Arbresh.info

Katër shqiptarë drejtojnë 4 parlamente të 4 shteteve të ndryshme. Gjatë ditës së sotme Turqia ka votuar për kryeparlamentarin e ri, i cili është lindur nga prindër shqiptarë.

Mustafa Şentop u zgjodh me shumicë votash (336 nga 600) në krye të parlamentit turk. 50-vjeçari është i lindur në Turqi nga një familje shqiptare që ka emigruar më herët në Turqi.

Me zgjedhjen e tij si kryeparlamentar, tashmë katër parlamente evropiane drejtohen nga shqiptar.

Şentop drejton parlamentin e Turqisë, Gramoz Ruçi është në krye të parlamentit të Shqipërisë, Kadri Veseli drejton parlamentin e Kosovës, ndërsa Talat Xhaferi është kryetar i legjislativit të Maqedonisë.

Kjo është hera e parë që ndodh që 4 shqiptar të drejtojnë institucionin më të rëndësishëm në 4 shtete të ndryshme të Evropës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme