Google ADS

Katër luftanije të NATO-s mbërrin në Durrës për trajnime dhe stërvitje të ndryshme

13:44 | 24 Shkurt 2023
A. B.

Katër anije të NATO-s kanë mbërritur në Portin e Durrës, pas operacionit të zhvilluar në zonën e Porto Romanos për mina ujore të Luftës së Dytë Botërore.

Luftanijet e NATO-s iu bashkuan kërkesës së autoriteteve shqiptare pas punimeve që kanë nisur në Porto Romano për thellimin e kalatave dhe kanaleve hyrëse në këtë port.

4 anijet turke, holandeze dhe italiane do të asistojnë në kërkimin e minave ushtarake në Gjirin e Durrësit dhe do të qëndrojnë për disa ditë, duke shkëmbyer eksperiencë me Forcën tonë detare dhe repartet zjarrfikëse të Portit të Durrësit.

Flotilja përbëhet nga anija komandë dhe 3 anije shoqëruese.

Ardhjen e anijeve e ka bërë të ditur edhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në një postim në Facebook, Peleshi tha se nga data 22-27 shkurt 2023 anijet e NATO-s SNMCMG2 do jenë në një vizitë portuale në Durrës.

“Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi me Forcën Detare në trajnime dhe stërvitje të ndryshme”, shtoi Peleshi.

“Gjithashtu me anijet e SNMCMG2 gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen dhe operacione për kërkimin dhe gjetjen e minave historike në bashkëpunim me Qendrën e Zhytjes tonë”, tha ai.

Të ngjashme