Katër ditë para zgjedhjeve, ambasadori britanik në zyrën e Kryemadhit

16:15 | 26 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Në qendër të bisedës padyshim që është aktualiteti politik, pasi vjen katër ditë para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, të cilat opozita jo vetëm që i ka bojkotuar, por edhe nuk i njeh, pasi bazohet te dekreti i Presidentit për anulimin e tyre.

Por shumica shprehet e vendosur për zhvillimin e tyre, pavarësisht paralajmërimeve të PD-së për pengimin e tyre.  Dy ditë më parë u zbulua edhe një plan i frikshëm i PD-së përmes një qarkoreje të shpërndarë nga Basha për degët në rrethe që kërkonte rezistencë si në rastin e Shkodrës, por lideri i PD-së e mohoi.

Të ngjashme