Kastriot Myftaraj thotë se Vuçiq i ka dhënë Ramës një video homoseksuale për Bashën!

23:26 | 28 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Analisti kontrovers nga Shqipëria, Kastriot Myftaraj në një shkrim autorial thotë se shërbimi i fshehtë serb arriti të siguronte atëherë një videopërgjim ku shfaqej kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke bërë seks me mirëbërësin e vet holandez.

“Me nisjen e miqësisë Rama-Vuçiq, të dy shkëmbyen dhurata speciale, me ç’ rast Aleksandri i dha Edit videopërgjimin homeseksual të Lulzim Bashës”, shkruan Myftaraj.

Shkrimi i plotë i Myftarajt:

Presidenti serb Vuçiç ka qenë Ministër i Informacionit në Qeverinë e Serbisë (mars 1998-tetor 2000), pra duke përfshirë edhe periudhën e Luftës së Kosovës. Në këtë post Vuçiç ishte shefi i propagandës i regjimit të Milosheviçit. Si i tillë, Vuçiç ishte në marrëdhënie të ngushta me shërbimin e fshehtë jugosllav të kohës, SDB. Shërbimi i fshehtë kishte detyrë që ta furnizonte Ministrinë e Informacionit, apo Rezorin e Propagandës siç njihej në zhargonin burokratik, me materiale që i shërbenin për qëllime propagandistike.

Holanda, meqënëse atje e kishte selinë Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, përbënte një nga objektivat kryesore të shërbimit të fshehtë serb në atë kohë. Ne sot e dimë se fuqia e shërbimit të fshehtë serb rritej për shkak se atë e ndihmonin elementë të shërbimeve të fshehta të fuqishme europiane, veçanërisht në atë francez, por edhe në atë holandez. Mbikqyrja e përgatitjes së ekipeve që do të shkonin në Jugosllavi në shërbim të Gjykatës së Hagës, përbënte një nga drejtimet kryesore të SDB.

Kështu ndodhi që në fokusin e SDB hyri edhe Lulzim Basha, i cili në atë kohë kryente studimet pasdiplomike në Holandë. Bashës iu ofrua punë si shoqërues dhe përkthyes nga një jurist holandez që do të punonte si hetues për llogari të Gjykatës së Hagës. Në të vërtetë arsyeja kryesore nuk kishte të bënte me njohjen e gjuhës shqipe nga Basha, sepse të tillë holandezi mund të gjente edhe të tjerë. Holandezit, homoseksual pasiv, i pëlqeu Basha si djalë i bukur dhe deshi ta merrte si zhigolo me shpenzimet e taksapaguesve të vendit të vet.

Basha nuk e përmend kurrë emrin e personit me të cilin ka bashkëpunuar gjatë punës për Gjykatën e Hagës. Diskrecioni nuk është një arsye bindëse, sepse sot kanë shumë vjet dhe ato çështje janë mbyllur.

Gjithsesi, ajo që ka rëndësi sot është se shërbimi i fshehtë serb arritit të siguronte atëherë një videopërgjim ku shfaqej Basha duke bërë seks me mirëbërësin e vet holandez. Me nisjen e miqësisë Rama-Vuçiç, të dy shkëmbyen dhurata speciale, me ç’ rast Aleksandri i dha Edit videopërgjimin homeseksual të Lulzim Bashës.

Pikërisht këtë videopërgjim e përdori Rama për ta detyrua Bashën që të dalë nga çadra dhe të bëjë marrëveshjen e 18 majit. Më vonë Basha deshi të shfajësohet duke thënë se u detyrua që ta bënte marrëveshjen për shkak të presionit ndërkombëtar. Është e vërtetë se i dërguari i Departamentit të Shtetit Hoyt Brian Jee ushtroi presion ndaj Bashës, por gjithashtu është e vërtetë se Basha ishte inkurajuar nga njerëz të Shtëpisë së Bardhë, bashkëpunëtorë të afërt të Trump që të mos e merrte parasysh presionin e Hoyt Brian Jee, që kishte reputacionin e të qenit sorosian. (ai në Tiranë bëri avokatin e Sorosit duke i kundërshtuar akuzat ndaj tij si teori konspiracioni)

Trump do të kishte qenë i lumtur ta shikonte të binte Edi Ramën, njeriun që ishte përdorur nga Soros për ta fyer atë në një medium global si CNN. Në takimin me dyer të mbyllura Rama-Basha, Edi i tregoi Lulit videon, të cilën e mban në telefonin e tij, dhe kaq mjaftoi që Luli të kapitullonte pa kushte. Në sajë të asaj videoje Luli është sot skllav i Edi Ramës, dhe PD gjithashtu./Shkruar për Citynews

Të ngjashme