Google ADS

Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe

17:44 | 19 Dhjetor 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritit sot në një takim zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Alexander Kasanof.

Ambasada e SHBA në Tiranë bën të ditur se gjatë takimit palët diskutuan mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

“Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”, thuhet në një postim të Ambasadës në rrjetin social “Facebook”.

Të ngjashme