Google ADS

Kaq dollarë shpenzuan turistët gjatë vitit 2017 në Shqipëri

08:54 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit në OKB, vitin e shkuar 2017, turistët shpenzuan rreth 2 miliardë dollarë në Shqipëri.

Harta tregon se në Ballkan, kryeson Kroacia, me 11 mld dollarë, Shqipëria e dyta dhe Mali i Zi dhe Serbia me një miliardë dollarë.

Më të dhënat e OBT, një shpenzim turisti përcaktohet çdo shumë e shpenzuar nga një turist ndërkombëtar përbrenda, duke përfshirë gjëra të tilla si transporti, mallrat dhe shërbimet.

Shifrat e përmendura përjashtojnë turizmin vendas, duke dhënë një pamje të saktë se cilat vende varen më së shumti (dhe më së paku) në tregun ndërkombëtar të turizmit.

5 vendet që kanë përfituar më shumë nga turistët në 2017 janë:

SHBA: $ 211 mld
Spanjë: $ 68 mld
Francë: $ 61 mld
Tajlandë: $ 57 mld
Mbretëria e Bashkuar: $ 51 mld.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme