Fshihej në Brindisi një prej krerëve të një bande që merrej me grabitje. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe arrestimi është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Bëhet fjalë për Kristian Elezin, 42 vjeç nga Shqipëria. Mësohet se ai nuk ka qenë vetëm në momentin që është ndaluar. Bashkë me të ishte edhe një tjetër shqiptar, 36-vjeçari me inicialet K. K.
Elezi mësohet se ishte dënuar në vitet 2007 dhe 2013 në Belgjikë për akuza të shumta. Sipas vendimit, ai duhet të vuajë 7 vite burg.
Gjatë kontrollit atij i janë gjetur 7.700 euro, 3 telefona dhe një kartë sim.
Një surprizë, si asnjë tjetër – Takimi i Sarës me dy miqtë e...
Shtëpia e modës Prada po shqyrton mundësinë e blerjes së mar...
Leverkuseni i Xhakës mposht Dortmundin, ‘kërcënon’ Bayernin
Shkupi, s’është më qyteti më i ndotur në Evropë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Pse ndonjëherë nuk funksionojnë lidhjet?