Një aksion i efektivëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka bërë sekuestrimin e një sasi të konsiderueshme droge dhe arrestimin e një personi. Ndërsa, një efektiv policie është shpallur në kërkim.
B.H. 40 vjeç, banues në Gjirokastër, është vënë në pranga këtë të premte. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e S.O., banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e Durrësit.
Ditën e enjte, në fshatin Thumanë, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë. Nga hetimet e kryera dyshohet se efektivi i policisë S.O. është i përfshirë në trafikun e drogës.
“Nga ana jonë është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë”, njoftoi Policia e Durrësit, duke shtuan se, po punohet për gjetjen e tij dhe vënien në dispozicion në kryerje të hetimeve./syri.net
Izraeli thotë se do të dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e...
KQZ mban mbledhjen e radhës
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...
Kurti takon mërgatën në Oslo