Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar në një banesë në Oshtimë të Vlorës dhe dy persona janë vënë në pranga, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Abedin Jonuzi, Lejli Jonuzi, janë arrestuar ndërsa Xh.J., është shpallur në kërkim. Tre personat e sipërpërmendur janë anëtarë të së njëjtës familje: burri, gruaja dhe djali i çiftit.
Në banesën e familjes Jonuzi policia, gjatë një aksioni ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
2800 fara bime narkotike Cannabis Sativa;
167 fidanë-bime narkotike Cannabis Sativa;
169 bimë narkotike Cannabis Sativa;
132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë e të grirë.
55 bimë kanabisi
Në një tjetër aksion, policia ka arrestuar Artur Aliajn, banues në Vlorë, pasi në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll kishte kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa, njoftoi Policia.
Aksionet mësohet se janë zhvilluar një ditë më parë, ndërsa rezultatet u bënë me dije nga policia lokale këtë të diel.
Materialet hetimore për dy rastet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi bimëve narkotike”, të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.
Njoftimi i Policisë
Vlorë
Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen, fara, fidanë, bimë dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në zbatim të plan-masave për kontrollin e territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike si dhe të prodhim shitjes së lëndëve narkotike, struktuarat policore të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
Abedin Jonuzi, banues në Oshtimë,
Lejli Jonuzi, banuese në Oshtimë,
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh.J., banues në Oshtimë.
Në banesën e shtetasve të lartpërmendur policia ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
• 2800 fara bime narkotike Cannabis Sativa,
• 167 fidanë-bime narkotike Cannabis Sativa,
• 169 bimë narkotike Cannabis Sativa, si dhe
• 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë e të grirë.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Artur Aliaj, banues në Vlorë, (pasi në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll kishte kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa).
Policia e Vlorës do të vijojë intesivisht punën dhe kontrollet e vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kultivimi apo prodhim, shitje të narkotikëve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Kultivimi bimëve narkotike”, të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal.
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...