Policia e Malësisë së Madhe ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gruemirë.
Policia bën me dije se gjatë se gjatë aksionit janë sekuestruar 373 fidanë dhe bimë narkotike, një sasi tjetër në proces tharjeje, si dhe municion luftarak.
Si autor i kësaj veprimtarie kriminale është identifikuar një 49-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim nga uniformat blu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Gruemirë, gjetën të mbjella 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike. Gjithashtu, në këtë territor, në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi P. C., 49 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë./euronews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...