Kapet në Vorë, trafikanti i kërkuar nga Interpoli, pritet ekstradimi në Itali

10:23 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të 47-vjeçarit Idajet Spahiu, banues në Vorë.

Spahiu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore të Sassari-t në Itali, më 14.06.2017 e ka dënuar me 4 vite e 7 muaj e 14 ditë burgim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 & 112 të Kodit Penal Italian dhe neni 73/1 , Dekreti 309/1990.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme