Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
I kërkuari nga Italia me iniciale R. K., banues në Fier, u kap në një lokal në lagjen pavarësia.
“Në një lokal në lagjen “Pavarësia”, Vlorë u arrit kapja dhe arrestimi i shtetasit R. K., banues në Fier. Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij për veprën penale ‘Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim’ sipas Kodit Italian, ku maksimumi i dënimit është deri në 20 vite burgim,”-raporton policia.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme./ora news
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu