Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Në fshatin Ngjeqar është kapur në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike kanabis, një 60-vjeçar.
Bimët ishin të mbjella në tokën e 60-vjeçarit, të mbjellë me misër me qëllim fshehjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Roskovec, Fier/Konstatohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Kapet në flagrancë në fshatin Ngjeqar, teksa kujdesej për bimët narkotike cannabis sativa, arrestohet 60-vjeçari.
Asgjësohen nëpërmjet djegies bimët narkotike cannabis sativa, të cilat ky shtetas i kishte fshehur në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër.
Në vijim të operacioneve me fokus konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier finalizuan operacionin policor anticannabis të koduar “Ngjeqar”.
Si rezultat i kontrolleve, në territorin e fshatit Ngjeqar, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin 60-vjeçar, teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar nëpër tokën e tij, të mbjellë me misër, me qëllim fshehjen e tyre.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi, 60 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 17 bimë narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi
Dy të vrarë nga të shtënat në një fabrikë në Gjermani, autor...
Gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Pro...