Google ADS

Kapet me shtatë emigrantë nga Jemeni dhe Palestina, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

10:47 | 2 Mars 2022
A. B.

Policia e Shtetit ka shpërndarë sot pamjet e një operacioni policor në fushën e emigracionit të paligjshëm.

Sipas njoftimit të policisë në rrjetet sociale, është vënë në pranga shtetasi R. M., 22-vjeç, banues në Tiranë, që po transportonte 7 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit.

Shtetasi R. M. u kap në flagrancë në aksin rrugor Plepa-Durrës. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga shërbimet e policisë.

“Gjatë kontrollit në automjet u konstatuan 7 klandestinë nga Jemeni dhe Palestina, të cilët 22-vjeçari po i transportonte drejt Shkodrës, kundrejt fitimit”, ka shtuar policia.

Po gjatë operacionit u kap dhe edhe shtetasi F. Q., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të Policisë së Korçës, për veprat penale ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë së Korçë për veprime të mëtejshme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme