Policia e Fierit ka njoftuar sot goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.
Policia ka proceduar penalisht shtetasin G. R., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” në pronësi të tij, u gjetën 87,950 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme.
Sipas policisë, 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të parave.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...