Manzë- Një 21-vjeçar është arrestuar pasi është kapur me një sasi kanabisi. I arrestuari është I. D., 21 vjeç, i dënuar në vitin 2018, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas policisë në Sukth, Durrës, kanë ndaluar për verifikim mjetin me drejtues shtetasin I. D., të cilit i kanë kërkuar lejen e lëvizjes dhe më pas kanë ushtruar kontroll fizik në mjet për sende të kundërligjshme.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Sekuestrohen rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Bie në pranga poseduesi i lëndës narkotike, 21-vjeçari me precedent të mëparshëm kriminal.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në Sukth, Durrës, kanë ndaluar për verifikim mjetin me drejtues shtetasin I. D., të cilit i kanë kërkuar lejen e lëvizjes dhe më pas kanë ushtruar kontroll fizik në mjet për sende të kundërligjshme.
Gjatë kontrollit në mjetin tip “Benz”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 21 vjeç, i dënuar në vitin 2018, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...