Kapet me drogë 53 vjeçari shqiptar në Itali

10:12 | 12 Mars 2024
E.K

Një 53-vjeçar me shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge.

Gjatë kontrollit, shqiptarit, i cili rezultoi emër i njohur për policinë, iu gjetën 3 gramë kokainë, e ndarë në doza, 10 gram hashash, një peshore precize, material prerës dhe material për paketimin e lëndës narkotike, si dhe 330 euro cash, që mendohet se përbënin të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.

Burri u arrestua në mënyrë flagrante dhe u vendos në masën e sigurisë arrest shtëpie në shtëpinë e tij. Është sekuestruar lënda narkotike, materiali i gjetur dhe shuma e parave./abcnews.al`

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme