Një 15-vjeçar është kapur nga policia e Tiranës me armë zjarri me vete.
Sakaq, të miturit i është sekuestruar dhe një dorezë metalike. Si pasojë, ai është arrestuar.
Njoftimi i Policisë:
Qarkullonte me armë zjarri, falë inteligjencës policore, kapet dhe vihet në pranga 15-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit dhe një dorezë metalike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur 15 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës