Kapet me 706 gramë drogë në banesë 34 vjeçari në Berat

12:42 | 26 Korrik 2023
E.K

Një 34 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Beratit dhe katër të tjerë janë vënë nën hetim pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Uznova”është kapur një 34-vjeçar që siguronte lëndë narkotike kokainë dhe ua shiste shtetasve të tjerë, për ta shpërndarë në doza. Sekuestrohen 706 gramë kokainë që u gjetën në banesën e këtij shtetasi.

Procedohen penalisht 4 shtetas që bashkëpunonin me 34-vjeçarin dhe e shpërndanin kokainën në qytetin e Beratit.

Zbulimi i grupit është bërë pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë, u ushtrua kontroll në banesat e 5 shtetasve, ku u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.

Nga hetimet ka rezultuar se 34 vjeçari siguronte kokainën në sasi dhe më pas ua shiste 4 shtetasve të tjerë, që ta shpërndanin në doza, në zona të ndryshme në qytetin e Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme