Policia e Krujës ka vënë në pranga një 41-vjeçar në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Verjon”.
Si rezultat i operacionit, rreth orës 23:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Fushë Krujë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, i dënuar më parë për vjedhje.
Ai u kap me 41 kg kanabis në automjet në tentativë për ta transportuar.
”Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Verjon, Njësia Administrative Nikël, Krujë, në tentativë për të transportuar 41 kg cannabis sativa, sasi e cila u gjet gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Benz” që ky shtetas drejtonte”, informon policia.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e pronarit të mjetit, shtetasit G. T., banues në fshatin Zallë, i cili i kishte dhënë mjetin shtetasit të kapur në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...