Mbi 60 kilogramë kokainë të fshehura në një kontejnerë me banane janë zbuluar në Itali. Mediat vendase shkruajnë se ngarkesa e bananeve, në të cilën u gjet lënda narkotike kishte ardhur nga Ekuadori.
Ngarkesa e drogës u konstatua pas kontrollit të detajuar të kontejnerit të nisur pas dyshimeve të punonjësve të Departamentit Kundër Mashtrimit të Agjencisë së Akcizave, Doganave dhe Monopoleve -Dogana Savona dhe financierëve.
Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Ai është 37-vjeçar dhe banon në Milano, ndërsa u bllokua menjëherë nga financuesit dhe u arrestua me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërkohë më pas u transferua në burgun e Genoa Marassi.
Droga, rreth 60 kilogramë kokainë, e ndarë në 50 pako, u sekuestrua dhe u vendos në dispozicion të organeve të drejtësisë. Në momentin e arrestimit shtetasi shqiptar dispononte një armë zjarri dhe 13 fishekë. Po vijojnë hetimet e mëtejshme për identifikimin e marrësve të ngarkesës gjigante të drogës , e cila, nëse do dilte në treg do kapte shumën prej 5 milionë euro./abc
Buja: Krasniqi ka qenë zëdhënës, s’ka pasur të bëjë me detyr...
Rregullorja për Komisionin Parlamentar të FSK-së, Selimi: Nu...
Zvicra publikon listën për Ligën e Kombeve, katër shqiptarë ...
Osmani në Hungari, falënderon kryeministrin Victor Orbán për...
Luftimi i trafikimit, Britania do të nënshkruaj marrëveshje ...
Nis mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojt...