Policia shqiptare ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fundi i arratisë”, duke vënë në pranga një person të dënuar me 23 vjet burg për vrasje, i cili prej 10 vjetësh ishte në kërkim.
Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi Ylli Fatmir Vangjelaj, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i dënuar për një vrasje të ndodhur në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë.
Ky shtetas i fshihej drejtësisë që prej 10 vitesh duke përdorur gjeneralitete të rreme./Tch/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...