Google ADS

Kapet gomonia e dytë e trafikut Shqipëri-Turqi

23:48 | 29 Shtator 2019
Arbresh.info

Policia greke ka arritur të ndalojë një gomone, e cila dyshohet se transportonte drogë.

Gomonia e ndaluar drejtohej nga një shqiptar. Mjeti lundrues është ndaluar në ishullin Agkistri.

Shqiptari i ndaluar nga forcat policore greke do të merret në pyetje.

Autoritetet helene arritën të dallojnë gomonen në det rreth orës 15.30 minuta me orën lokale greke, pra 14:30 me orën shqiptare.

Ka dyshime se kemi të bëjmë me shqiptarë, të cilët disa herë kanë tentuar të kalojnë lëndë narkotike drejt Turqisë, kryesisht kokainë.

Sipas asaj që shkruan gazeta e njohur greke “Kathimerini”, gomonia u pikas në det të hapur në Agistro. Brenda gomones u gjet dhe u arrestua një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Sipas gazetës, operacioni në det të hapur vijon edhe në këto momente.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme