Një 19 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Arrestimi është bërë pak ditë më parë teksa policët, të veshur si civilë, kanë vërë re të riun duke i dhënë një pako një personi tjetër, i cili nga ana e tij, i ka dhënë disa para, raportojnë mediat italiane,
Të dy u ndaluan menjëherë dhe me ndihmën e një patrulle policësh me uniformë, u kryen kontrolle, të cilat çuan në zbulimin e katër dozave kokainë.
Gjatë një kontrolli që u bë në dhomën e hotelit në Ponente ku qëndronte 19 vjeçari u gjetën edhe 4 doza të tjera kokainë dhe disa materiale për paketimin e drogës./abcnews.al
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?