Një bandë italo-shqiptare u godit nga karabinierët në Trentino. Për pasojë, në pranga përfunduan 18 persona.
Operacioni i koduar “Sciamano” nisi në tetor të vitit të shkuar. Hetimet çuan hetuesit te bari “Anny” i menaxhuar nga shtetasi italian Paolo Girardi, i konsideruar një vend ku mund të merrje kokainë në çdo kohë. Aty u zbulua ekzistenca e një grupi të mirëorganizuar, i drejtuar përveç shtetasit italian edhe nga shqiptari Taulant Shtembari.
Puna hetimore nuk u ndal thjesht në identifikimin e individëve, por për të përvijuar hartën e një organizate kriminale që vepronte në mënyrë piramidale, me ndarje të qarta të roleve dhe funksioneve të secilit prej anëtarëve.
Lënda narkotike “pritej” kryesisht në bar dhe madje, i filmuar nga kamerat mbikëqyrëse. Një pjesë e anëtarëve shërbenin si shpërndarës, ndërsa të tjerët menaxhonin klientët e shumtë.
Nga ana tjetër, specifikë e grupit ishte përpunimi i kokainës, gjithmonë e dalluar për shkallën e lartë e pastërtisë, ndërsa përzihej me lëndë si kafeinë, manitol dhe aspirina, duke i sjellë të ardhura të shumta grupit.
Figura veçanërisht funksionale e grupit ishte i riu Vincenzo Marti, i cili menaxhonte blerjen e drogës kryesisht jashtë vendit nëpërmjet dërgesave me postë ose duke e blerë atë direkt tek furnizuesit. Dy shtetas të tjerë ishin të përkushtuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në mjedise për të mitur, kryesisht në Cavalese. Një tjetër person me rëndësi në grup ishte një shtetas maroken, i quajtur Hamza Ridha, i cili kryente detyrat e ndërmjetme, duke vënë në kontakt Shëmbarin dhe Girardin.
Grupi ishte i lidhur direkt me një ekip të trafikantëve të drogës së “nivelit të lartë” i vendosur në Milano dhe i kryesuar nga shqiptari Petrit Arapi, shpërndarës droge me një histori qëndrimi në Val di Fiemme që e lejuan atë në kohë të vështira për të vendosur marrëdhënie me Shtëmbarin
Të gjitha hetimet kanë bërë të mundur zbulimin e rreth 1 episodeve të shpërndarjes së kokainës dhe identifikimin e të paktën 100 klientëve.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...