00:12 | 14 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në autostradën e provincës së Potencës për trafik droge.
Identiteti i 42-vjeçarit nuk bëhet i ditur nga raportimet e medieve italiane, vetëm theksohet se ai është rezident në Shqipëri.
Gjatë kontrollit të mjetit të tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kilogramë kokainë.
Sasi që përllogaritet të gjeneronte mbi 60 mijë euro nga shitja e drogës në doza të vogla./lajmi/