Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga forcat policore të Vlorës, me qëllim ekstradimin në Itali.
Maks Merkaj, 52 vjeç nga Vlora, banues në lagjen “10 korriku”, rezulton i dënuar me 17 vite burg për veprat penale “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Personi i arrestuar përkohësisht në kuadër të operacionit të koduar “Blic” është dënuar nga Gjykata e Assizez në Venecia, më 10 prill 2011, vendim nga i cili i kanë mbetur për t’u shlyer edhe 14 vite heqje lirie.
Tashmë procedurat për ekstradimin e tij në duart e drejtësisë italiane i kanë kaluar Interpol Tiranës./Top Channel
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit