Kapet 42-vjeçari i denuar me 13 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni

13:53 | 9 Shkurt 2021
S D

42-vjeçari  i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Eduart Dushaj ka rënë në pranga ditën e sotme. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në Itali, pasi Gjykata e Genovas, në nëntor të vitit 2020, e ka dënuar me 13 vite burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i kanë mbetur për të shlyer edhe 10 vjet, 2 muaj e 18 ditë burg.

Eduard Dushaj u kap nga Interpol Londra për llogari të Interpol Romës, sepse mbi të rëndonte një dënim me 13 vjet burg dhe 30 000 euro gjobë. Dënimi ishte dhënë nga Gjykata e Savonës në vitin 2010, sepse Eduardi 10 vjet më parë rreth vitit 2000 ishte marrë me prostitucion në zonën e Savonës. Ai u dënua për rrëmbim personi dhe skllavërim grash. Dyshohet gjithashtu se ai edhe në Angli është marrë me prostitucion dhe trafik drogash të rënda të klasit A.

Rinas-

Falë intensifikimit të kontrolleve dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Interpol Tiranës është vënë në pranga një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, falë informacioneve të marra për ardhjen në Shqipëri të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin: Eduart Dushaj, 42 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Genovas/Itali, në nëntor 2020, e ka dënuar me 13 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 2 muaj e 18 ditë burg. Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon puna për përfundimin e procedurave, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme