Kapen mijëra euro të padeklaruara në Qafë Thanë, arrestohet i riu nga Shkupi

00:36 | 24 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Qafë-Thanë – Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për mos deklarimin e një sasie të konsiderueshme parash. Sipas policisë i arrestuari është Z. N., 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut, ndërsa pas një kontrolli në makinën e tij janë gjetur një sasi prej 17.770 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i mos deklarimit të të hollave në kufi.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec dhe autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin një rast të mos deklarimit të një shume parash në euro.

Arrestohet në flagrancë një shtetas maqedonas.

Sekuestrohen 17.770 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. N., 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.770 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme