Google ADS

Kapen me drogë tre “bosët” shqiptarë në Itali, ja si u zbuluan

18:15 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Agjentët të ekipit policorë në Foxhias kanë arrestuar tre shqiptarë të akuzuar për trafik heroine. Bëhet fjalë për Klodian Lecini, 35 vjeç, Pellumb Sorra, 34 vjeç, dhe Shemsi Tusha, 32 vjeç, të gjithë shqiptarë.

Ndalimi i tyre është bërë ndërsa udhëtonin me dy automjete në autostradën me drejtim Foxhian, raportojnë sot mediat lokale.
Automjetet udhëtonin në distancë mjaft të afërt me njëra-tjetrën, sjelle kjo tipike e trafikantëve të drogës e që ka çuar në dyshimin e policisë rrugore./albeu.com/

Pas disa minutash ndjekje policia italiane ka bllokuar të dy automjetet e në njërin prej tyre drejtuar nga Klodian Lecini janë gjetur rreth 1 kg e 15 gramë heroinë e cilësisë mjaft të pastër e konfeksionuar në dy pako. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme