Kapen me armë pa leje në veturë, arrestohen tre shtetas në Vlorë

10:21 | 11 Korrik 2022
A. B.

Policia e Vlorës ka njoftuar sot përmbylljen e operacionit policor të koduar “Last night”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sipas policisë, operacioni është zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. S., 23 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; E. S., 31 vjeç dhe I. S., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe me pasagjerë shtetasit I. S dhe J. S.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. S., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. S. dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi I. S. kanë pasur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme