Policia e Shqipërisë ka njoftuar sot arrestimin e tre shtetasve nga Kosova që u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm në rrugën Maliq-Lozhan në qarkun e Korçës.
Sipas një njoftimi të policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. F., 34 vjeç, M. J., 39 vjeç dhe L. Xh., 37 vjeç, banues në Kosovë, për veprimtarinë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
“Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me dy automjete tip “Audi” dhe 1 automjet tip “Volkswagen”, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit”, ka sqaruar policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...