Shkatërrohet grupi i hajdutëve të cilët vidhnin pushuesit në çadrat e plazhit në Shëngjin të Lezhës.
Bëhet fjalë për dy të rinj në moshë të mitur, të cilët u arrestuan gjatë ditës së sotme gjatë operacionit të koduar “Çadrat”.Ata dyshohet se vidhnin vlera monetare dhe sende te tjera personale pushuesve në çadrat e tyre në plazhin e Shëngjinit.
Të arrestuarit janë P.D., 14 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë dhe B.Ç., 16 vjeç, banues në Lezhë.Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e M.P., 16 vjeç, banues në LezhëPo ashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë E.Gj., 15 vjeç, banues në Lezhë.
Nga veprimet hetimore të kryera nga policia, është arritur të dokumentohet autorësia e disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit, ku ka rezultuar se të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin janë autorë të kryerjes së tyre.Më konkretisht ata akuzohen se më 18 gusht në Shëngjin, i kanë vjedhur 600 euro, 7000 lekë të reja dhe dy telefona celular shtetasit A.B..
Po ashtu më 16 gusht, në plazhin e Kunes- Shëngjin, i kanë vjedhur 1140 dollarë, 130 euro, 24 mijë lekë të reja, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme shtetasit A.B.
Më 10 gusht, dyshohet se në Shëngjin, kanë tentuar të vjedhin fenerin e mjetit BMW në pronësi shtetasit D.S.Më 2 gusht, akuzohen se në plazhin e Shëngjinit i kanë vjedhur 100 euro, 4000 lekë dhe një telefon celular Samsung, shtetasit A.V.
Ndaj të dyshuarve materialet i’u referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...