Policia e Lushnjes ka arrestuar dy vëllezër, 26 dhe 28 vjeç, të akuzuar për vjedhjen e një automjeti në një ngjarje të ndodhur më 17 gusht në fshatin Kolonjë të Lushnjes.
Ermir Azizi, banues në Poshnje të Beratit dhe me precedentë të mëparshëm penalë për “armëmbajtje pa leje”, u ndalua nga efektivët e Lushnjes, ndërsa i proceduar penalisht është edhe vëllai i tij Irfan Azizi, i cili u arrestua të enjten nga blutë e Komisariatit të Elbasanit për “vjedhje”.
Vëllezërit dyshohen të kenë vjedhur në bashkëpunim automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit E.N., mjet i cili u gjend pas kontrollit të ushtruar në pikën e varrezave në pronësi të vëllezërve në fshatin Poshnje të Beratit. Ai ishte çmontuar me synimin për t’u shitur për pjesë këmbimi./tch
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...