Kapen duke shitur kokainë dhe kanabis, dy të arrestuar në Fier
Finalizohet operacioni i koduar “Procesi”. Gjatë këtij operacinë kanë rënë në pranga dy persona të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Sipas policisë janë sekuestruar dhjetëra doza të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe kokainë.
“Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndëve narkotike të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektrike, një grirëse bimore, një mjet prerës (thikë) dhe 4 celularë, që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, i ndanin në doza në banesat e tyre dhe i shitnin në lagje të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...