Policia në Shqipëri ka vënë në pranga 3 shtetas në Gjirokastër, njëri prej tyre doganier në Pikën Doganore Qafë-Botë për veprimtari kriminale në fushën e kontrabandës me mallra.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “GUDA”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, J. H., 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe D. D., 48 vjeç, banues në Sarandë(me detyrë doganier në Pikën Doganore Qafë-Botë.)”, bën të ditur Policia.
“Shtetasit e mësipërm u arrestuan pasi, në aksin rrugor Qafë-Muzinë – Gjirokastër është konstatuar automjeti tip furgoni me drejtues shtetasin K. B., brenda të cilit u gjetën 296 paketime me nënprodukte të qumështit, me peshë totale 4735 kg, pa dokumentacionin përkatës. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi K. B. në bashkëpunim me shtetasin J. H., kanë kaluar këtë sasi malli të nënprodukteve të qumështit nëpërmjet Pikës Doganore Qafë-Botë pa kryer veprimet përkatëse”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu dyshohet se shtetasi D. D., me detyrë doganier ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar këta shtetas për të mos kryer veprimet doganore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan malli ushqimor dhe automjeti.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Fshehja e të ardhurave “, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorim i detyrës”./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...