Policia kufitare në Rinas ka kapur në aeroport nëntë persona. Ata janë proceduar penalisht, pasi gjashtë prej tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin me test të dyshuar të falsifikuar COVID-19, ndërsa tre prej tyre janë proceduar për kalim të paligjshëm të kufirit.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të policisë në Shqipëri:
Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Procedohen penalisht 9 shtetas, nga këta 6 për tentativë të kalimit të kufirit me test të falsifikuar të COVID-19 dhe 3 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit: R. P., 47 vjeçe dhe R. Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër; L. L., 21 vjeçe dhe E. M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D. G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F. T., 37 vjeç banues në Burrel.
Këta shtetas kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.
Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u proceduan penalisht, për veprën penale ”Kalimi i paligjshëm i kufijve”, shtetasit E. Ç. dhe A. B., 29 vjeç, banues në Berat, pasi kanë tentuar të kalojnë për në Angli në mënyrë ilegale, si dhe shtetasi N. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme.
Policia Kufitare do intensifikojë kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët. /Telegrafi/
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...