Në vijim të operacionit ndërkombëtar të nisur ditën e djeshme i cili u finalizua me sukses falë bashkëpunimit me DVKM Vlorë, Delta Forcën, DVP Vlorë dhe Guardia di Financën, ku u sekuestruan rreth 650 kg lëndë narkotike në ujrat ndërkombëtare si dhe u ndaluan dy shtetas që po e transportonin, operacioni ka vijuar me krehjen e zonës ku dyshohet se është nisur gomonia që u sekuestrua me lëndë narkotike, shkruan gazeta shqip.
Si rezultat i krehjes së zonës u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i sasisë tjetër të lëndës narkotike Cannabis Sattiva gati për tu trafikuar.
Lënda narkotike u gjet pranë ”hidrovorit” në Akërni, Novoselë, të fshehur në një zonë pyjore, 29 pako të mëdha me peshë 20 deri në 25 kilogramë secila.
Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 48 bidona me benzinë me nga 60 litra secili, si edhe një mjet tip furgon të markës ”Iveko”, bosh.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dy personat e kapur në Itali në operacionin e përbashkët, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna për ta do të trafikonin në Itali edhe këtë sasi lënde narkotike të sekuestruar në Akërni.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja