Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë , pas kultivonte bimë narkotike në ambientet e hapura dhe të mbyllura të shtëpisë së tij,
Në shtëpinë e 29-vjeçarit u gjetën 57 kg bimë narkotike, të grira e të vendosura në proces tharjeje si edhe 100 bimë të tjera narkotike të kultivuara jashtë shtëpisë së autorit.
Autori është identifikuar me inicialet Y. T., 29 vjeç, banues në lagjen “Drita”, Mamurras. 29-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Light”, si rezultat i të cilit goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Sekuestrohen 57 kg bimë të dyshuara narkotike, të grira e të vendosura në proces tharjeje brenda një banese si dhe 100 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara jashtë saj.
Vihet në pranga pronari i banesës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi proaktiv disajavor, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Light”, si rezultat i të cilit është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi:
-Y. T., 29 vjeç, banues në lagjen “Drita”, Mamurras, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar brenda banesës së 29-vjeçarit që e kishte përshtatur si magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 57 kg bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të grira e të vendosura në proces tharjeje. Në vijim të kontrollit u sekuestruan edhe 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Y. T.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...