Google ADS

Kapen 20 klandestinë sirianët në Kapshticë

18:07 | 16 Qershor 2018
Arbresh.info

Fluksi i emigrantëve që vijnë nga vendet e lindjes vijon teksa vetëm këtë të shtunë policia kufitare ndaloi 20 klandestinë sirianë.

Sipas policisë, emigrantët u kapën në dy vende, një pjesë në afërsi të Kapshticës dhe një grup tjetër në afërsi të Bilishtit.

Ata kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia dhe kanë kërkuar azil politik. Për këtë arsye janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë për të plotësuar dokumentet dhe në rast refuzimi, për t’i kthyer në vendet e origjinës.

Prej kohësh policia kufitare ka shtuar kontrollet përgjatë vijës kufitare me Greqinë, pikërisht për shkak te rritjes se numrit te kalimeve ilegale./vizion plus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme