Policia e Vlorës ka njoftuar sot finalizimin e një operacioni policor të koduar “Reset” për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale të Policisë së Vlorës.
Policia ka arritur të arrestojë shtetasin K.(N.).S., 48 vjeç, banues në Vlorë, drejtuesi i automjetit që transportonte 10 pako me 104 kilogramë lëndë e dyshuar lëndë narkotike kanabis.
Sipas policisë, 48-vjeçari rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.
“Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Novosel”, sqaron policia.
“Gjatë kontrollit në automjetin tip “Chrysler”, në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular”, shton policia.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...