Kaosi në kampin e muxhahedinëve, avokati Genc Gjokutaj: Viktima ka shenja dhune

14:48 | 20 Qershor 2023
L G

Avokati Genc Gjokutaj, përfaqësues ligjor i muxhahedinëve të kampit të MEK në Durrës, thotë se personi i cili ka humbur jetën brenda kampit ka shenja dhune në trup.

“Pretendohet se është përdorur dhunë, fakti është që është përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Rezultati i këtij aksioni është një i vdekur, i cili mendojmë që ka vdekur nga gazi dhe goditet. Dukshëm panja e tij me hematoma. Ka ardhur prokuroria për të bërë këqyrjen”, tha ai në një deklaratë për mediat pas largimit të policisë nga kampi, tha avokati.

“Sipas tij, policia nuk ka kryer asnjë arrestim, çka tregon që nuk ka pasur dhunë. “Po ndjekim situatën por fakti është se këtu kemi një të vdekur dhe kjo është një vendngjarje. Policia nuk duhet të kishte mohuar, komentet t’i bënte më vonë”, shtoi Gjokutaj.

Situata kaotike në kamp u krijua pas një operacioni kontrolli të policisë, të urdhëruar nga SPAK. Fillimisht banorët pretenduan se 2 persona kanë humbur jetën. Policia thotë se një person dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, por nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes palëve. Ministria e Brendshme thotë se muxhahedinët kanë shkelur marrëveshjen në bazë të së cilës janë strehuar në vendin tonë./A2/

Të ngjashme