Google ADS

Kaosi me pasaportat shqiptare në Greqi, zv/ministri i jashtëm: Qytetarët do pajisen me dokument për 15 ditë

11:42 | 1 Shtator 2020
Arbresh.info

Nga 15 tetori, të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi dhe duan të pajisjen me pasaportë, mund ta marrin këtë dokument brenda 15 ditësh.

Lajmin e bën me dije zv.ministri i Jashtëm Agron Tare.

“Nga momenti i aplikimit deri në momentin që do e marrin pasaportën në dore, ne do arrijmë ta bëjmë për 15 ditë, gjë që nuk arrin të bëhet as në Shqipëri.” u shpreh Tare.

Numri dy i ministrisë së jashtme të Shqipërisë pranon se ka patur problematika ndër vite në ambasadën shqiptare në Greqi dhe për këtë jep disa arsye, por thotë se situata do të marrë zgjidhje, për sa kohë është vendosur ngritja e një task force të posaçme.

“Afati i pritjes varionte ka qenë 5 deri në shtatë muaj, arsyet nga më të ndryshmet, paaftësia dhe abuzimi Ditën e shtunë kemi vënë një task forcë nga ministria e jashtme që tu përgjigjej gjithë emaileve të qytetarëve.”

Për prodhimin në kohë të dokumentave, Tare shprehet se se brenda javës pritet të arrihet një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme.

“Në momentin që qytetari aplikon fillon prodhimi i pasaportës në zyrat e ‘Aleat’ në Tiranë. Me postë të shpejtë, brenda 48 orëve, shkon në ambasadë pasaporta, qytetari ka opsionin, ose të vijë ta marrë në ambasadë, ose t’i shkojë me postë në qytetin ku jeton.”

Pas Greqisë, zëvendës ministri thotë se task forca do të ngrihet në Itali, pasi siç thotë pritja e qytetarëve shqiptarë në vende të ndryshme të BE-së për pajisjen me pasaportë, vijon të mbetet një problem, që kërkon zgjidhje./balkanweb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme